Site icon Telegrafi

Grabitet banka në Elbasan

Në lagjen “Kongresi” të qytetit të Elbasanit, një person i paindetifikuar ka hyrë në ambientet e një “Agjencie për dhënie kredie të vogla” dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë rreth 50 000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit. /Telegrafi/

Exit mobile version