Telegrafi

Grabitet automjet i postës së shpejt në Shtip, ndalohet një 23-vjeçar

Më 09.08.2023, në ora 14:30, në rrugën “Kol Krupiski” në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kanë ndaluar A.J.(23) nga Shtipi.

Ai dyshohet se paraprakisht ka marrë para nga një automjet i një kompanie të postës së shpejtë në rrugën “Radanski Pat” në Shtip.

Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.J. do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/