Një barnatore në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 ka qenë cak i një grabitje me armë mbrëmjen e së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në një barnatore ku kanë vjedhur një shumë të parave.
Ajo ka theksuar se pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar./Telegrafi/