Telegrafi

Grabitësit e armatosur që vodhën në një argjendari, punonjësja e trafikut i përzuri duke iu hedhur një karrige

Punonjësja që shërben si ndihmëse e trafikut në Gold Coast të Queelslandës, hodhi një karrige në drejtim të dy grabitësve të armatosur, që vodhën në një argjendari.

Nën kërcënimin e armës, ata e kishin larguar punonjësen e lokalit dhe kanë thyer xhamat e orendive, prej nga kanë marrë ari, në vlerë të mijëra eurove, transmeton Telegrafi.

Kur dolën prej lokalit, ata kërcënuar të pranishmit, përfshirë edhe punonjësen e trafikut, e cila nuk hezitoi t’ju kundërvihej, megjithëse njëri prej tyre po ia drejtonte armën.

Më pas, ata janë larguar në drejtim të panjohur, derisa vetura pa targa të cilën po e ngisnin, është parë e braktisur në afërsi.

Hetimet lidhur me këtë grabitje janë duke vazhduar, po nuk është arritur të identifikohen grabitësit e maskuar. /Telegrafi/