Site icon Telegrafi

Grabitësit çanë murin e bankës në Tiranë, ja si tentuan të futen te dhoma e kasafortës (Foto)

Janë zbardhur të tjera detaje nga tentativa për grabitje gjatë natës e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sikundër mësohet banka ndodhet në rrugën “Ismail Qemali” në një zonë ku ndodhen edhe banka të tjera të nivelit të dytë.

Lexo po ashtu Sheiku luan mendsh kamarierët në Mal të Zi, u lë bakshish të “çmendur”

Siç shkruajnë mediat shqiptare, grabitësit kanë tentuar të çajnë një mur për të shkuar më pas në dhomën e kasafortës, aty ku ndodhet kasaforta ku mbahen paratë.

“Çarja në mur sipas ekspertëve ka qenë 50 me 30 cm. Dhe ende nuk bëhet e ditur nëse kasaforta është prekur apo jo, pasi do të jenë punonjësit e bankës ata që do të përcaktojnë një gjë të tillë”, shkruajnë mediat shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version