Site icon Telegrafi

Grabiten 26 ikona nga Kisha e Selckës

Objekti 250 vjeçar, i shpallur monument kulture ishte ndër të vetmit që i kishte shpëtuar serisë së vjedhjeve vitet e fundit. Grabitësit kanë rrëmbyer ikonat e Kishës dhe kanë shkulur e kanë marrë me vete edhe portën kryesore.

Nga sasia e objekteve të vjedhura, ekspertet dyshojnë se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar të trafikimit të veprave të artit. Në vitin 1994 kësaj Kishe i është vjedhur kambana, por tre vjet me vonë objekti është gjetur dhe është rikthyer në vend. Kisha ndodhet në një kodër mbi fshat dhe distanca me shtëpitë duket se ka favorizuar grabitësit, raportoi VP./Telegrafi/
 

Exit mobile version