Policia ka njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje.
“Ankuesja femër kosovar punëtore e bankës ka njoftuar se dy persona të panjohur të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/