Telegrafi

Grabisin një filiale të bankës, dy të arrestuar në Kamenicë

Dy persona janë arrestuar në Kamenicë, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë grabitur filialin e një banke.

Gjatë kontrollit, tek një i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator dhe shtatë fishek të kalibrit 7.65 mm.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.