Telegrafi

Grabar-Kitaroviq uron “Stuhinë”: Fitore e shkëlqyeshme ushtarake

Zagreb 27.09.2014 NOVOSTI -Kolinda Grabar Kitaroviæ snimio Denis Lovroviæ

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ka përgëzuar sot me rastin e Ditës së Fitores gjithë shtetasit kroatë në vend dhe diasporë, duke theksuar se 5 gushti 1995 është njëra nga datat më të rëndësishme në historinë kroate.

Në Kroaci dhe Serbi shënohet 22-vjetori i aksionit ushtarak-policor “Stuhia”, të cilën Zagrebi zyrtar e shënon si ditë të fitores, derisa në Serbi më 4 dhe 5 gusht mbahen komemoracione për viktimat në këtë aksion.

Kitaroviq përkujton se 5 gushti 1995 është dita “kur nën udhëheqjen e presidentit tonë të parë Franjo Tugjman me fitore të shkëlqyeshme ushtarake kurorëzuam luftën tonë shumëshekullore për liri nacionale dhe pavarësi shtetërore, duke konfirmuar pozitën tonë ndërkombëtare dhe siguruam zhvillimin demokratik në shoqërinë tonë