Site icon Telegrafi

Grabar-Kitaroviq: Marrëveshja për emrin është shumë e mirë

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq për mediat kroate para Samitit të NATO-s deklaroi se shpreson që marrëveshja e nënshkruar për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë të kalojë në referendum dhe tha se e vlerëson si shumë të mirë, sepse mbrohen fjalët Maqedonia dhe maqedonas.

“Për ne është shumë e rëndësishme stabiliteti i Evropës juglindore, më vjen mirë që jepen mesazhe pozitive për Maqedoninë, e cila arriti marrëveshje me Greqinë. Besoj dhe shpresoj se do të konfirmohet edhe në referendum, e cila është historike. I kuptojë ndjenjat e disa maqedonasve. Megjithatë mendoj se kjo marrëveshje është vërtetë e mirë, sepse me emrin Maqedonia Veriore, pjesa greke mbetet jugore, megjithatë përmendet emri Maqedoni dhe gjithçka tjetrës. Mendoj se është kompromis i mirë dhe shpresoj se të gjithë ne në NATO do t’i ndihmojmë Maqedonisë që ta mbaroj procesin, por për anëtarësim mund të pritet deri në një vit ose një vit e gjysmë. Ajo çka është e rëndësishme se Maqedonia do të mund të marr pjesë në takime pa të drejtën për të votuar”, tha kryetarja e Kroacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version