Site icon Telegrafi

Gra të moshuara tregojnë ndryshimet drastike në flokë për të vërtetuar se mosha është thjesht një numër

Ndërsa plakemi, flokët gjithashtu plaken dhe ne shpesh i mendojmë personat e moshuar me flokë gri.

Por, disa gra kanë provuar diçka më të ‘çmendur’ me flokët, duke eksperimentuar me ngjyra më të ndezura që nuk i kishin provuar më parë.

Patti Smeed është një grua që kishte ngjyrën e kuqe në flokë për më shumë se 30 vjet. Ajo tani është 74 vjeçe dhe kishte një punë konservatore që nuk e lejonte atë të eksperimentonte shumë me ngjyrën e flokëve. Sidoqoftë, ajo më në fund vendosi të provonte diçka më të gjallë.

Smeed tani ka flokë shumëngjyrësh me gjashtë ngjyra të ndryshme dhe duket super bukur.

74-vjeçarja vendosi të festojë rezultatin duke postuar disa foto nga stilimi i saj i ri, dhe postimi i saj morri më shumë se 370 mijë pëlqime. Për më tepër, ajo bëri që një numër i grave më në moshë të shkëmbejnë foto të modeleve të tyre të guximshme.

Këto janë disa nga fotografitë më të bukura që ato ndanë:

/Telegrafi/

Exit mobile version