Yje të shumtë kanë kaluar në tapetin e kuq të eventit të ndarjes së çmimeve “GQ Men of the Year Awards”
David Beckham, ylli i kopertinës së tetorit, nuk zhgënjeu në tapetin e kuq, ku u shfaq me bashkëshorten, Victoria dhe djalin e tyre, Brooklyn.
Familja Beckham vodhi vëmendjen e të gjithëve teksa kalonin në tapetin e kuq, të tre të veshur me kostum.
David dhe Brooklyn kishin zgjedhur një kostum klasik të zi me papion dhe këmishë të bardhë, ndërsa Victoria ishte kombinuar me ta duke zgjedhur një kostum të bardhë me kopsa të zeza.
Të tjerë yje që kaluan në tapetin e kuq ishin:
Rita Ora
Taron Egerton
Nicole Kidman
Sebastian Stan
Winnie Harlow
James Blunt
Naomi Campbell
Sam Smith
Elle Fanning
James Middleton
Kylie Minogue
Isaac Carew
Adwoa Aboah