Telegrafi

Mustafa: Hilmi Haradinajn do ta kujtojmë për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinajt.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ne emër të LDK-së dhe të tij i shpreh ngushëllime familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Postimi i Mustafës:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.

Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/