Telegrafi

Goztepe interesohet për Fidan Alitin

Reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti mund të ndryshojë ambient gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Futbollisti 25-vjeçar raportohet se do të transferohet te skuadra turke e Goztepes dhe gjithçka do të kristalizohet gjatë javës së ardhshme.

Klubi turk pritet që të paguajë klauzolën e largimit të qendër mbrojtësit tonë, i cili është anëtar i klubit suedez të Kalmarit.

Aliti me Përfaqësuesen e Kosovës

Theksojmë se lojtari deri më tani karrierë ka bërë edhe në FC Luzern, FK Sheriff Tiraspol, Slaven Koprivnica dhe Skenderbeu.

Kujtojmë se Aliti deri më tani ka pasur 11 paraqitje për Kosovën dhe nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol.

Ndryshe, Goztepe deri më tani ka transferuar Murat Palulin, Batuhanin dhe Eren Derdiyokin. /Telegrafi/