Telegrafi

Govou: Presioni është në Liverpoolin

30-vjeçari thotë se të kuqtë janë në vështirësi kohëve të fundit për shkak të paraqitjeve të dobëta në ligë dhe do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

“Nuk është test për ne. Është një vazhdim i Ligës së Kampionëve. Por është një ndeshje e madhe për ta. Është shumë më e rëndësishme për ta se sa për ne”, ka thënë Govou.

“Liverpool është nën atë ku pritej të ishte në fillim të sezonit. Një barazim do të ishte rezultat i mirë për ne. Por Liverpooli është favorit në grup, edhe pse ata ende nuk e kanë pasur fillimin e mbarë të sezonit, dhe ata kanë nevojë për pikë për të mbetur në garë për kualifikim”, ka shtuar francezi.

Të kuqtë kanë një fitore dhe një humbje në dy takimet e para të Ligës së Kampionëve, derisa Lyoni ka fituar të dy ndeshje pa pranuar gol./Telegrafi/