Mario Gotze si duket do të largohet nga Bayern Munichu në fund të stinorit.
Lojtari nuk kishte hapësirat e duhura nën urdhrat e Pep Guardiolës duke qëndruar shumicën e kohës në bankën rezervë.
Por duket se e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe me Carlo Ancelottin nëse nuk largohet nga Bayerni.
Mediat gjermane kanë raportuar se Gotze nuk është në planet e Carlo Ancelottit i cili e ka paralajmëruar të largohet.
E ardhmja e gjermanit duket se do të jetë në Ligën Premier të Anglisë, ku Jurgen Klopp po e kërkon me ngulm te Liverpooli.
Gjithsesi mund të ndodh edhe një rikthim i tij në Borussia Dortmund. /Telegrafi/