Telegrafi

Gotze: Me Realin do të jetë një përballje interesante

Mesfushori i Borussia Dortmund, Mario Gotze, në konferencën për media para ndeshjes ndaj Real Madridit ka thënë se beson te fitorja.

Ai është i vetëdijshëm se Los Blancos janë skuadër të fortë, por BVB ka avantazhin e vendasit.

Lexo po ashtu Nga Van Der Vaart deri te Renato Sanches: Ku ndodhen fituesit e çmimit 'Djaloshi i Artë' (Foto)

“Ndaj Realit është gjithmonë një përballje e madhe”, tha Gotze.

“Ne luajmë në shtëpi dhe jemi në një formë të madhe, pres një lojë të mirë”.

“Reali këtu nuk ka fituar kurrë, por kjo nuk dot të thotë shumë. Ky është një sezon i ri dhe kjo statistikë nuk është avantazh për ne”, ka shtuar gjermani.

Ndeshja është në kudër të ndeshjeve të dyta në Grupin H.

Ndeshjen e parë BVB e kishte humbur ndaj Tottenhamit dhe kështu renditet në vendin e tretë me zero pikë.

Reali është në të parë me tre pikë, aq sa Tottenhami. Los Blancos ndeshjen e parë e fituan ndaj Apoelit me rezultat 3-0. /Telegrafi/

Bosz është trajneri i parë në histori të Bundesligas që nuk pranon gol me skuadrën e tij në pesë ndeshjet e para