Site icon Telegrafi

Gotze po shijon rrezet e diellit me të dashurën në bregdetin spanjoll (Foto)

Edhe një ditë tjetër, edhe një tjetër jaht për Mario Gotze e Borussia Dortmundit.

Ai po vazhdon të shijojë pushimet e verës së vonshme me të dashurën Ann-Kathrin Brommel.

Futbollisti 25-vjeçar ka shfrytëzuar takimet e kombëtares gjermane për të shijuar pushimet në plazhet spanjolle të Mallorcas.

Çifti ka kaluar disa ditë në një jaht luksoz në afërsi të ishullit spanjoll, ku Brommel u fotografua të enjten në bikini të gjelbër.

Gotze dhe Brommel filluan lidhjen e tyre në vitin 2012, kur karriera e reprezentuesit të Gjermanisë kishte filluar të lulëzonte.

Ndryshe, lojtari besohet se së shpejti do të kthehet në Dortmund për të vazhduar stërvitjet pas një lëndimi të pësuar kohë më parë, por stafi mjekësor i klubit po kujdeset shumë që futbollisti të rikuperohet gradualisht dhe sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version