Mario Gotze edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e deritanishme Borussia Dortmund.
Mesfushori largohet nga Dortmundi pas përfundimit të kontratës, ndërsa është i lirë të gjejë një skuadër të re.
Interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra nga kampionatet më të mëdha evropiane.
Roma, Lazio dhe Milan e duan në Serie A, ndërsa skuadra si Tottenham Hotspur, Liverpool e Newcastle United në Angli.
Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Hoffenheim e Sttutgart e duan në Bundesliga, por duket se e ardhmja e gjermanit do të jetë në kampionatin spanjoll La Liga.
Raportimet e fundit nga Spanja thonë se Atletico Madrid ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit.
Los Colchoneros janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare me një pagë prej katër milionë euro në sezon.
28-vjeçari pritet që në javën e parë të korrikut të vendos se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/