Mario Gotze ka thënë se e kupton zemërimin e fansave lidhur me vendimin që të rikthehet te Borussia Dortmundi, ekip të cilin e braktisi para tre vjetësh për Bayern Munichun.
24-vjeçari kompletoi transferimin te “Milionerët” duke nënshkruar kontratë katërvjeçare, por tifozët e BVB nuk e kanë mirëpritur rikthimin e tij.
“Kur u largova nga Dortmundi për Bayernin në vitin 2013, ishte një vendim prapa të cilit nuk do të fshihem as sot”.
“Tre vjet më vonë, si 24-vjeçar, unë e shoh me një sy tjetër vendimin tim. Mund t’i kuptoj fansat që nuk e kanë kuptuar vendimin tim. Sot nuk do ta merrja të njëjtin vendim”.
Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
“Pas rikthimit në shtëpi, dua t’i bind të gjithë – veçanërisht ata që nuk më pritën krahëhapur – me performancat e mia. Qëllimi im është që të luaj futbollin më të mirë përsëri, për të gjithë ne, për klubin dhe për fansat”, ka thënë Gotze.