Edhe pse i dha Gjermanisë Kupën e Botës, Mario Gotze ka mbetur një rezervistë i Bayern Munichut.
23-vjeçari është aktivizuar shumë pak nga trajneri Pep Guardiola dhe mesa duket lojtari nuk është as në planet e Ancelottit, që në sezonin tjetër do të drejtojë bavarezët.
Trajneri italian është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin, me Manchester United dhe Liverpool që janë gati të paguajnë 31 milionë funte për kartonin e Gotze.
Liverpooli mund ta bind me trajnerin e tyre Jurgen Kloop, pasi të dy bashkë ishin pjesë e shumë sukseseve më Borussia Dortmundin.
Për Gotzen edhe Juventusi ka shprehur interesim. /Telegrafi/