int(1) Gotze dëshiron t’i heshtë kritikët - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Gotze dëshiron t’i heshtë kritikët

Mario Gotze ka thënë se ai dëshiron që t’i heshtë kritikët.

Ylli i Dortmundit i cili u kthye te ekipi i zemrës pas një periudhe jo të suksesshme te Bayerni, thotë se nëse ka dyshime për të, ai do të tentojë që t’i dëshmojë se kanë pasur gabim.

“Shumica e reagimeve të mia ishin pozitive”.

“Unë gjithsesi se kam menduar për këtë. Unë do të tentoj të fitoj mbi kritikat dhe të bëj paraqtije të mira. Shpresoj se do t’i zgjidhi gjërat. Natyrisht se jam pak i acaruar për atmosferën gjatë ndeshjes time të parë”.

“Unë kam marrë vendim të prerë atë kohë. Situata nuk ishte e lehtë. Kam paramenduar vetën gjithë jetën te Dortmundi, por gjërat ndryshuan për disa javë dhe unë nuk mund të fshehem prapa asaj që ka ndodhur”, potencoi Gotze. /Telegrafi/

Exit mobile version