Dave McGinn që është pronari i një lokali në Prescot të Anglisë, e ka shikuar xhirimin e kamerave të sigurisë, sepse nuk besonte që një gotë birre mund të eksplodojë.
Ai ka menduar se atë e ka thyer klienti që e porositi birrë, por filmimi ka treguar se është krejtësisht e kundërta, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet gota që thyhet dhe lëngu zbrazet, derisa burri ishte duke shikuar në telefon.
“Askush nuk e pa momentin kritik, por copëzat në tavolinë dhe dysheme, tregonin se atë e kanë thyer”, ka thënë McGinn.
Por, pasi ka parë se si ka shkuar ngjarja, ai beson se po ndodhë ndonjë aktivitete para normal, sepse nuk mund të shpërthejë një gotë. /Telegrafi/
https://youtu.be/0DVIBJA6iQs