Site icon Telegrafi

Gostivari votoi buxhet të përkohshëm për kryerjen e obligimeve financiare komunale

Vetqeverisja lokale e Gostivarit ka votuar një zgjidhje të përkohshme financiare që do të vlejë deri më 31 mars, pasi që paraprakisht nuk u votua buxheti për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë propozim votuan të gjithë këshillëtarët e pranishëm në seancë. Në këtë periudhë kohore, kryekomunari mund të miratojë pagesa të mjeteve financiare në vlerë prej më së paku një të tretën e shumës së përgjithshme të harxhimeve të çerekut të parë të vitit paraprak.

Mosvotimi i buxhetit ka ardhur si rezultat i përplasjeve të këshillit komunal që kontrollohet nga koalicioni BDI-LSDM dhe administratës komunale që kontrollohet nga Aleanca për Shqiptarët.

Buxheti i projektuar për këtë vit është 16,8 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version