Java e shtatë e Ligës së Parë të Maqedonisë e luajtur të mërkurën solli rezultate që nuk priteshin, ndërsa pas një kohe të gjatë edhe ndryshoi renditja e tabelës, pasi me fitoren ndaj Shkëndijës tani është e vetme në kreun e tabelës, njofton Telegrafi.
Ekipi i futbollit Gostivari ka shënuar fitore më lehtë se sa ishte pritur ndaj Shkëndijës së Tetovës, që me javë ka mbajtur kryesimin e renditjes dhe së bashku me Gostivarin dhe Rabotniçkin ishin ekipet e vetme që nuk e kishin shijuar disfatën.
Dje Gostivari shënoi fitore edhe falë gabimeve të portierit të Shkëndijës Astrit Amzai, i cili në tre golat e pranuar kishte reagime të gabuara. Këtë më së miri e shfrytëzuan sulmuesit e Gostivarit që me tri pikë të reja mbeten të pamposhtur dhe morën kryesimin e renditjes, ndërsa Shkëndija mbetet pas e dyta me një pikë më.
Kanë bërë hapa fals edhe dy pretendentët tjerë për kreun e tabeles, FC Struga dhe FC Shkupi. Këta të paët barazuan në Ohër në duelin me ekipin e Voska Sportit, ndërsa Shkupi u ndal në fushë nikoqire në Çair nga Besa e Dobërdollit, që të dy ndeshjet u mbyllën me rezultat identik 1-1.
Rezultatet pas javës së 7-t: Shkupi – Besa 1-1, Gostivari – Shkëndija 3-1, Voska – Struga 1-1, AP Brera – Tikveshi 0-0, Pelisteri – Rabotniçki 0-0 dhe Vardari – Sileksi 0-1.
Java e tetë luhet të dielën 29.09. me fillim nga ora 14:00: Struga – Gostivari, Besa – Voska Sport, Rabotniçki – Shkupi, Shkëndija – Vardari, AP Brera – Pelisteri dhe Tikveshi – Sileksi. /Telegrafi/