Site icon Telegrafi

Gostivari, Kavadari, Kumanova, Resnja dhe Strumica përfitojnë grante nga UNDP-ja

Programi i OKB-së për zhvillim – UNDP ka nënshkruar memorandum me komunat e Gostivarit, Kavadarit, Kumanovës, Resnjës dhe Strumicës, për pjesëmarrje në Programin për grante për mbështetje të partneritetit të komunave me shoqata qytetare.

Përmes kësaj programe do të financohen projektet parësore për nevojat e banorëve të komunave, me theks të veçantë për grupet e ndjeshme dhe të margjinalizuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy vitet në vijim, secila komunë do të përfitoj nga 120 mijë euro për grante për shoqatat qytetare, përmes thirrjeve publike, të cilat duhet të shpallen duke filluar në mars të këtij viti.

Komunat janë përzgjedhur në bazë të disa kritereve, përfshirë aspektin gjeografik.

Projekti në fjalë mbështetet financiarisht nga bashkimi Evropian, përmes një fondi prej 845 mijë eurove./Telegrafi/

Exit mobile version