Dje në mbrëmje, respektivisht më datë 25 Maj 2022, në stacionin policorë të Gostivarit është raportuar për një tentim sulmi me mjet të mprehtë.
Pas raportimit, rreth orës 22:40, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 71-vjeçarin me iniciale R.I. nga Gostivari, i cili sipas raportit kishte tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë nusen e tij 31-vjeçare.
I njejti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten dhe parashtresa përkatëse.