Telegrafi

Gostivar, vajza bie në lumin Vardar duke ikur nga qentë endacak

Një vajzë në Gostivar, duke ikur nga qentë endacak, ka rënë nga lumin e vardarit. Nga policia konfirmuan se vajza duke ikur nga qentë endacak në afërsi të spitalit, ka rënë në lum rreth orës 19:15.

Në kërkim është përfshirë policia, ekipe të zyrës për mbrojtje dhe shpëtim dhe zjarrfikësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç policisë edhe qytetarët u përfshinë në kërkimin e vajzës, ndërsa nga Hidrocentrali i Mavrovës është kërkuar niveli i ujit./Telegrafi/