Me moton “Edhe gjaku yt mund të shpëtojë jetë njeriu”, sot në mjediset e Komunës së Gostivarit u realizua një aksion gjakdhurimi.
Aksioni në fjalë i organizua me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ndërsa u përkrah edhe nga Komuna e Gostivarit.
“Është ky aksioni i parë i gjakdhurimit në Maqedoni e më gjerë, që organizohet në Ditën ndërkombëtare të romëve. Krahas aspektit human, për të shpëtuar jetë njerëzisht, nëpërmjet këtij aksioni ne romët synojmë që të tregojmë se edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe duam që të jemi të barabartë me të gjithë tjerët, por edhe të kontribuojmë për shoqërinë. Ky aksion është vetëm një prej aktiviteteve të shumta të cilat sivjet i kemi në agjendën e shënimit të festës tonë, 8 Prillit”, theksoi Bari Abduli, nëpunës në Komunën e Gostivarit.
Në aksionin e sotëm dhuruan gjak edhe administratorët komunalë.