Telegrafi

Gostivar, sulmohet fizikisht një punëtor social

Punonjës social nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar, mbrëmë është sulmuar fizikisht në vendin e punës nga një person nga fshati Leunovo.

Sipas SPB Tetovë, sulmi ka ndodhur mbrëmë afër orës 11:00 kur personi me iniciale P.T. (61) derisa po ecte në korridor të qendrës i është afruar D.GJ. (19) nga Leunovo, ka filluar ta kërcënojë dhe pastaj e ka sulmuar fizikish, duke goditur me grushta në shpinë.

Nga MPB thonë se pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe punëtorët tjerë të qendrës dhe kanë penguar D.GJ që të sulmoj më tej.

Sulmuesi është arrestuar dhe policia punon për zbardhjen e rastit./Telegrafi/