Telegrafi

Gostivar, shënohet Dita Botërore pa Automjete

Me shëtitje simbolike nëpër qendër dhe me biçikleta sot në Gostivari u shënua Dita Botërore pa Automjete.

Ngjarjen e organizoi komuna në bashkëpunim me shoqatën ‘GVEKO’, ndërsa qëllimi ishte ngritja e vetëdijes te qytetarët që të zëvendësojnë automjetet ke biçikleta për nevojat e ditëpërditshme në mënyrë që të ulet ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në shënimin e kësaj dite i pranishëm ishte edhe kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili bëri të ditur se kanë siguruar rrugë prej 1.5 kilometra për biçikleta dhe subvencionim të biçikletave.

“Mesazhi im është që sa më shumë të përodren biçikletat dhe më pak të përdoren automjetet”, theksoi Taravari.