Telegrafi

Gostivar, shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Këshilli rinor i Komunës së Gostivarit, me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, në sheshin e qytetit ka organizuar kontrolle dhe konsultime falas për shëndetin.

“Me rastin e Ditës Botërore së Shëndetësisë, e organizojmë këtë aktivitet ku ofrojmë matjen e shtypjes së gjakut dhe nivelit të glukozës në gjak, si dhe ofrojmë këshilla mjekësore falas për kalimtarët e rastit. E gjithë kjo bëhet me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës për kontrolle të rregullta dhe për të reaguar në mënyrë preventive për çrregullimet në shëndet”, njoftojnë nga Departamenti për shëndetësi pranë Këshillit rinor të Komunës së Gostivarit.

Ndërsa për të promovuar të ushqyerit dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit, organizatorët me duhanpirësit shkëmbenin cigare për mollë.