Site icon Telegrafi

Gostivar, plagoset një 22-vjeçar

Zhurnal njofton se i lënduari është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ndërsa për shkak të peshës së lëndimit urgjentisht është transferuar në klinikat në Shkup.

Nga policia e Gostivarit informojnë se plagosja ka ndodhur rreth mesnatës në një çajtore. Dy bashkëfshatarët R.K.,(25) dhe G.J., kanë qenë të ulur në tavolinë, por për një moment kur më i vjetri ka nxjerrë pistoletë nga rripi "bereta" 7.65 mm, për të cilin nuk ka pasur leje.

Nga arsye ende të pakonfirmuara, nga pistoleta është shtënë një plumb, i cili ka përfunduar në pjesën e stomakut të G.J. /Telegrafi/

Exit mobile version