Telegrafi

Gostivar, persona të panjohur vjedhin para nga bankomati

Sipas raportit të policisë, dje më 1 dhjetor, rreth orës 3:45 në SPB Tetovë është raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kanë vjedhur para nga bankomati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ilinden’ në Gostivar dhe është kryer inspektim nga ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme.

Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/