Komuna e Gostivarit bëri të ditur se të shtunën dhe të hënën qytetarët do të jenë të liruar nga pagesa për parking.
“Me rastin e Fitër Bajramit, ndërmarrja publik “Parkingje dhe gjelbërim” bëri që ditën e shtunë të jetë pa pagesë parkingu, po ashtu edhe ditën e hënë”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje, Bekim Çelebiu.
Ai po ashtu theksoi se ndërmarrja që ai drejton disponon me 840 vendparkime dhe po ashtu ka edhe vendparkime të mbyllura.
Kujtojmë se 1 maji dhe 2 maji janë ditë jopune për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/