Telegrafi

Gostivar, nesër skadon afati për dorëzimin e kërkesave për legalizim të objekteve

Nesër (30 qershor) është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e objekteve, për ata të cilëve ju është refuzuar kërkesa nga Komuna e Gostivarit në vitin 2011.

Gjithashtu nesër është afati i fundit për dorëzimin e elaborateve gjeodezike për objektet të ndërtuara pa leje, për të cilat kërkesa është dorëzuar në vitin 2015/2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Gostivarit për nesër ka angazhuar ekip kujdestar, i cili do të pranojë kërkesat edhe atë nga ora 09:00 deri 20:00 në Qendrën për Shërbime Komunale.

Dorëzuesit e kërkesave duhet të kenë letërnjoftim, fletëpronësie dhe fletëpagesë prej 250 denarëve./Telegrafi/