Të martën qytetarët e Gostivarit sërish do të dalin në protestë dhe do të kërkojnë mbylljen e deponisë rajonale ‘Rusino’, ndërsa protesta vjen si kundër reagim i ministrit Naser Nuredini i cili tha se deponia do të jetë aty edhe për 10 vitet e ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje për protestë më 22.09.2020 në ora 17:00 para Komunës së Gostivarit. Në protestë duhet të kemi edhe sa më shumë parulla. Duhet të jemi të zëshëm. Protesta do të mbahet në mënyrë të qetë”, thuhet në paralajmërimin e protestës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo nismë qytetare kërkojnë që zhvendoset deponia, të gjendet një vend tjetër dhe të sanohet Rusinoja.
Më herët, kjo nismë qytetare, krahas mospranimit të mbeturinave nga komunat tjera, bllokoi edhe mbeturinat e Gostivarit edhe pse nga Komuna e Gostivarit u përmbushën kërkesat e mëhershme./Telegrafi/