67-vjeçari M.K punëtor ndërtimor nga Gostivari, dje ka ndërruar jetë në një aksident, kur shoku i tij duke lëvizur prapa me makinë ngarkuese “Mercedes”, e ka shkelur me pjesën e prapme të makinës.
Punëtori ka rënë në tokë dhe më pas është shkelur edhe me gomat e pasme në këmbët e tij dhe ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mjeku nga Ndihma e Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor në Gostivar, në prani të inspektorëve të punës. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në rrugën lokale për fshain Padalisht./Telegrafi/