Telegrafi

Gostivar, mbi një mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga sëmundjet infektive

Mbi një mijë qytetarë me temperaturë, lodhje dhe dhimbje barku gjatë katër ditëve të kaluara kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Departamentin e Infektologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Rritja e punës ka mbushur kapacitetet e Departamentit të Infektologjisë, ndërsa udhëheqësit e spitaleve kanë vendosur të shfrytëzojnë kapacitetet e departamenteve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar thonë se tek ata është rritur numri i pacientëve dhe në vazhdë është përgatitja e përgjigjeve për gjendjen e tillë.

Udhëheqësia e spitalit theksojnë se janë mobilizuar që të tejkalohet gjendje me mungesën e krevatëve në spitale në Departamentin e Infektologjisë. Për këtë nevojë pacientët pranohen në Departamentin e Fëmijëve, Gjinekologjisë dhe atë Intern./Telegrafi/