Telegrafi

Gostivar, mbi një mijë persona kanë vozitur pa leje gjatë vitit të kaluar

Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gostivarit janë zbuluar dhe larguar nga komunikacioni 1033 persona, të cilët e kanë drejtuar makinat pa leje për vozitje.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se numri më i madh i tyre, kanë drejtuar makina, por edhefurgonë dhe kamionë dhe makina tjera ngarkuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas moshës bëhet fjalë për persona të moshës më të re, prej 15-16 deri 34-40 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përkrah vozitjes pa leje është vërejtur që shoferët fillestarë nuk e kanë respektuar ligjin.

Gjatë vitit të kaluar në Gostivar janë kontrolluar 28.211 makina dhe vozitës, prej të cilave 8893 kanë qenë të parregullta dhe janë përgatitur 3813 kallëzime penale./Telegrafi/