Site icon Telegrafi

Gostivar, lëshohet në përdorim kopshti i ri për fëmijë

Foto: Ilustrim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e lëshuan në përdorim institucionin për kujdesin e fëmijëve parashkollorë “Sonce” në fshatin Banjicë e Poshtme, ku do të përkujdesen tani rreth 60 fëmijë të moshës dy deri në gjashtë vjeç në dy grupe.

Shahpaska theksoi se kujdesi për fëmijët në kopshte është projekt që është shumë i rëndësishëm për këtë Qeveri dhe për shoqërinë në tërësi. Në këtë mënyrë, mundësohet sistemimi i më të vegjëlve të moshës parashkollore në objekte të organizuara edukative akomoduese.

“Në periudhën e kaluar, nga viti 2017 deri më tani, janë hapur 49 objekte në të cilat ka vend për 3.193 fëmijë. Me këtë numri i përgjithshëm tani është 711 objekte të kujdesit për fëmijët. Përpjekjet tona si ministri, si qeveri, si vetëqeverisje lokale çojnë që numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte të arrijë 60 për qind deri në fund të mandatit tonë. Kjo do të thotë 7.500 vende shtesë për të akomoduar fëmijë në kopshte”, tha ministrja Shahpaska pasi e vizitoi kopshtin në Banjicë të poshtme.

Ndërsa kryetari i Gostivarit Arben Taravari, e shfrytëzoi këtë mundësi për të theksuar bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe vuri në dukje se megjithëse i përket bllokut të opozitës, ai pret që ajo të vazhdojë si më parë.

“Ky është objekti i pestë për kujdesin e fëmijëve parashkollorë që ne kemi vënë në funksion pasi e udhëheqim me komunën. Biseduam gjithashtu me ministren për hapjen e dy kopshteve të tjera për vitin e ardhshëm. Planet tona janë të hapim një qendër moderne për fëmijët me nevoja të veçanta në ish-Kolegjin Jahja Kemal, i cili nga sot u bë zyrtarisht pronë e Komunës së Gostivari. Jemi duke bërë përgatitje dhe përpjekje që në atë objekt të fillojë me punë edhe qendra e parë rajonale e autizmit”, tha Taravari.

Kopshti i ri që do të punojë në kuadër të IP “Detska Radost” është i vendosur në një shkollë të mëparshme, ndërsa në pajisjet dhe përshtatjen e saj janë investuar rreth njëqind mijë euro, para të siguruara nga Komuna e Gostivarit dhe MPPS.

Exit mobile version