Site icon Telegrafi

Gostivar, djali i vjedh nënës 14030 euro për t’i harxhuar në kazino

47 vjeçarja nga Lakavica e Gostivarit, dje ka raportuar se në mes datës 10 dhe 23 të këtij muaji, nga shtëpia e saj janë konfiskuar 14 mijë euro dhe 2 mijë dollarë amerikanë në valuta të ndryshme i ka ruajtur dollap, të mbuluara me rroba, njofton SPB-Tetovë.

Sipas tregimit të saj, paratë i ka marr djali i saj i moshës 18 vjeç dhe i ka harxhuar në një prej kazinove në Gostivar.

Pak më vonë, djali i vogël në prani të nënës së tij dhe një përfaqësues i Qendrës për Punë Sociale është thirrur në stacionin policor në Gostivar është diskutuar me të dhe më pas janë liruar./Telegrafi/

Exit mobile version