Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se duke u nisur nga rekomandimet e Qeverisë, janë të obliguar të reduktojnë lëvizjet në mbarëvajtjen e procesit të punës.
“Për këtë arsye, prej sot 17.03.2020 deri më 24.03.2020, Komuna e Gostivarit do të punojë me orar të shkurtuar, edhe atë nga ora 08:00-13:00 me kapacitet të plotë, ndërsa nga ora 13:00-16:00 do të ketë kujdestar në Qendrën informative”, shprehen nga Komuna e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata ju bëjnë apel qytetarëve të respektojnë orarin e shkurtuar, respektivisht të mos dalin jashtë pa pasur nevojë, kurse administratën komunale ta vizitojnë vetëm për lëndë që janë urgjente dhe nuk ka mundësi të prolongohen.
“Komuna e Gostivarit Ju falënderon për mirëkuptimin, dhe ju fton që tu përmbahemi rekomandimeve. Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve”, shprehen nga Komuna e Gostivarit./Telegrafi/