61 vjeçari M.B. dje rreth orës 19:00 është gjetur kufoma në hapësirat e bodrumit në shtëpinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB njoftojnë se personi është gjetur i vdekur në shtëpinë e vendlindjes, gjegjësisht në lagjen Mllaki.
‘M.B. është gjetur i vdekur i shtrirë në shpinë me fytyrë mbi hydrofor, kurse në bodrum kishte edhe ujë me thellësi prej 12 cm’, informojnë nga policia.
Është kryer inspektim, kurse me urdhër të Prokurorit publik kufoma është dërguar për autopsi. /Telegrafi/