Site icon Telegrafi

Gostivar, 10 persona nuk respektojnë vendimin për izolim

Siç njoftuan nga MPB, gjatë ditës së djeshme policët e SPB Tetovë, në kuadër të kontrolleve të rregullta të personave me vendim për izolim të dhëna nga Inspektorati Shëndetësor kanë vërtetuar se dy persona nga Bërvenica dhe Çellopeku dhe 10 persona nga fshatrat e Gostivarit, Çegran, Gjurgjevisht, Negotinë dhe Gradec, edhe pse kanë pasur vendim për izolim dhe mjekim në shtëpi, nuk kanë respektuar vendimet, përkatësisht nuk kanë qenë në shtëpi.

Kundër tyre do të parashtrohet parashtresë “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” dhe do të dënohen me nenin 206 të Kodit Penal.

Krahas kësaj, në aksion të përbashkët, Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kontrolluar disa objekte në rrethinën e Pollogut nga ku është konstatuar se një objekt në Bogovinë të Tetovës nuk ka respektuar masat dhe protokollet e Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version