Telegrafi

Gosheva: Vendimi për referendumin është jokushtetues

????????????????????????????????????

Gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Elena Gosheva propozon që të ngrihet procedurë për vendimin e caktimin e referendumin dhe të caktohet masë kohore dhe ndalim i të gjithë aktiviteteve për një periudhë të pacaktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas asaj, vendimi përmban më shumë parregullsi juridike. Pyetja e referendumit, siç tha ajo, është manipuluese, lloji i referendumit nuk është i qartë. Sipas Goshevës, vendimi nuk përmban 4 nga 7 elementet për referendum.

Me qëndrim të kundërt dolën Darko Kostadinovski, i cili nuk duhet të ngrihet procedurë për vendimin e referendumit të caktuar, ndërsa qëndrimin e njëjtë e ndan edhe gjyqtarët Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjyqtari Kostadinovski tha se ka parregullsi juridike, por ato nuk janë thelbësore dhe nuk janë arsye për ngritje të procedurës.

Për gjyqtarin Osmnan Kadriu, vendimi për referendumin është kushtetues dhe është në rregull që ky referendum të ketë karakter konsultativ. Pyetja e referendumit, sipas tyre, nuk është hamendëse siç theksojnë iniciatorët e ngritjes së procedurës. /Telegrafi/