Telegrafi

Gosheva: Kushtetueshmërinë e PSP-së do ta vlerësojmë kur do të vij koha

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, sot është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të 24Vesti, duke potencuar se iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë së PSP-së para gjykatëse do të bëhet atëherë kur do të vij koha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo nuk dëshiroi të konkretizojë se kur do të jetë ajo kohë, as edhe, të komentojë kërkesën e ‘Revolucionit Laraman’. /Telegrafi/