Site icon Telegrafi

Gosharevski: Gjendja me COVID-19 në Resnjë është stabile

“Gjendja me coronavirusin në rajonin e Prespës është stabile”. Kështu vlerëson kryetari i Komunës së Resnjës Zhivko Goshrevski, i cili udhëheq me Shtabin e Krizës.

Sipas tij, personat pozitiv të ditëve të fundit janë anëtarë të familjeve ku ka pasur të infektuar, ndërsa nuk janë regjistruar vatra të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me spitalin modular për të sëmurët me coroanvirus, Gosharevski tha se bëhet fjalë për situatë specifike, gjegjësisht nuk do të bëhet objekt i ri, por do të adaptohet ai ekzistues.

“Situata me ndërtimin e spitalit modular për pacientët pozitiv me COVID-19 është specifike. Hetuesit kanë qenë në terren për të parë hapësirën dhe do ta prezantojnë në Ministrinë e Shëndetësisë. Fillimisht janë paraparë gjashtë deri 12 shtretër”, tha Gosharevski.

Ndryshe, në Komunën e Resnjës për momentin raste aktive me coronavirus ka 165 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 10 raste të vdekjeve./Telegrafi/

Exit mobile version