Burime diplomatike thonë për Nova Tv se termi “GornaMakedonija” që përflitet në media është spekulim me të cilën manipulohet me opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky emër u shërbye nga ana e mediave në Greqi, si një propozim i pranuar nga Greqia. Më pastaj ky emër u publikua edhe në mediat maqedonase, por pa një burim të saktë, apo të besueshëm.
Përndryshe, ndërmjetësuesi Mattheë Nimetz dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, thanë se ka klimë pozitive për marrëveshje, dhe se nuk preket në idenitetin e popullsisë.
Mirëpo, ende nuk ka dalë ndonjë propozim zyrtar, edhe pse përfliten pesë propozime./Telegrafi/