Site icon Telegrafi

Gorman ka dyshime nëse Dubious ndonjëherë e nokautoi Joshuan në sparing

Anthony Joshua (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Nathan Gorman ka dyshime se kundërshtari i tij,  Daniel Dubious, ndonjëherë e ka nokautuar Anthony Joshuan në sparing.

Qëkur u rikthye si profesionist, thashethemet janë rritur se Dubious e kishte rrëzuar në dysheme ish-kamponin e botës. Por, Gorman, që ishte së bashku me Dubious në skuadrën e Britanisë së Madhe në boks, dyshon se një gjë e tillë ka ndodhur.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë atë gjë”, ka thënë ai në BT Sport. “Vetëm nëse unë e kam kthyer kokën për një apo dy sekonda dhe ai ka qenë në tokë. Por,  jam i sigurt se keni dëgjuar që një njeri i madh si Joshua është rrëzuar në dysheme”.

Lexo po ashtu Ruiz e paralajmëron Joshuan për rimeçin: Do të humbësh përsëri

“Dëgjoni, shitja e tregimeve, apo jo? Ju e dini, nëse ju keni rrëzuar kampionin e botës në atë kohë, ndoshta edhe nuk e keni bërë, ju do ta shisni atë kinse ka ndodhur”, ka shtuar më tej Gorman.

Por, Dubious ende nuk ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në stërvitje në të vërtetë, por as nuk e ka mohuar se e ka nokautuar britanikun, derisa do të përballet me Nathan Gorman. /Telegrafi/

Nathan Morgan duke u peshuar për meçin ndaj Daniel Dubious
Exit mobile version